Telegrafi

HardhFest fton të gjithë #PerKokerrtQefit, shikoni promo-videon zyrtare (Video)

Festivali i 15-të dhe jubilar i festivalit të rrushit dhe verës, Hardh Fest 2016, ka publikuar video-promon zyrtare.

Një refleksion i traditës shumë shekullore të kultivimit të rrushit dhe verës – kështu është përshkrimi i videos së publikuar në faqen zyrtare të HardhFest.

Promo video që do të lansohet në televizionet kryesore shqiptare ka për subjekt traditën e lashtë të kultivimit të rrushit, dhe romancën e sinqertë në mesin rreshtave të vreshtave, ku bëhet vjelja e rrushit.

Në fund, Hardh Fest ju fton të gjithë që #PerKokerrtQefit të jeni prezent në festën e madhe, në momentin kur edhe vajza qështë protagonistja kryesore në video për qejf të vetin ia rrëmben kokrrën djalit që e ka ndalur atë në ambientin piktorek.

Kjo promo-video është realizuar nga AV Films (Artvision) në regji dhe skenar të Agron Sokolit, producentit të njohur të grupit komik “Stupcat”, teksa për make upin u perkujdes Arjeta Morina.

Hardh Fest mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator 2016 në Rahovec, në mesin e shumë aktiviteteve që do të zhvillohen nën patronatin e institucioneve dhe drejtuesve të festivalit që tash është shndërruar në shoqatë jo-qeveritare. /Telegrafi/