Edicioni i 15-të i festivalit jubilar të vjeljes së rrushit, ka filluar me natën e parë në të ciln u mbajt një festë e madhe.
Me mbi 30 mijë vizitorë në ditën e parë dhe 10 mijë të tjerë në skenën e madhe në vendin e quajtur Konak, HardhFest startoi me suksesin më të madh ndonjëherë.
Në mbrëmjen e parë performoi bendi legjendar, Elita 5, krahas grupit suedez Loud n’Proud, teksa mbrëmjen me dy këngë patriotike e nisi pasardhësja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, Sophia Castriota.
Pas rokerëve tipik nga Suedia, Loud n’Proud, të cilët ndezë atmosferën me Rock n’Roll, të cilët u përkrahën edhe nga motoristët Steelëings, ishte Elita 5 që pushtoi skenën, shkruan Telegrafi.
Pasi performuan hitet e reja, ata iu kthyen hiteve legjendare, ku i gjithë publiku përcolli bendin legjendar.
Mbrëmja përfundoi në orët e hershme të mëngjesit me performanca të Borce Panov, NZT dhe Nek.
Valë të mëdha të vizitorëve priten edhe në ditën e dytë që është ditë e fundjavës, ku Troja do të promovojë albumin e ri në skenën e madhe të HardhFest në Konak, krahas performancave tjera të Gamblemania dhe Magnitudës. /Telegrafi/