Telegrafi

Harden thyen rekordin e kontratës së Curryt

Stephen Curry kishte nënshkruar kontratë e re, e cila kishte hyrë në analet e historisë së NBA-s.

Por gati një javë më vonë, raketat e Houstonit blinduan James Harden me një zgjatje të pashembullt të bashkëpunimit.

Lexo po ashtu Curry me kontratë të re, thyen rekordin e NBA-s

Harden ka nënshkruar një kontratë me teksasianët që është e vlefshme deri në fund të sezonit 2022-23, transmeton Telegrafi.

E për këtë marrëveshje pesëvjeçare, ylli dhe do të paguhet gjithsej 228 milionë sipas informacioneve të ESPN.

Theksojmë se Harden rinovoi kontratën verën e kaluar për 118 milionë dollarë, e cila ishte e vlefshme për katër vjet.

Prandaj, kontrata e re nuk do të hyjë në fuqi deri në vitin 2019, ku do të paguhet 37.8 milionë dollarë ndërsa në vitet e vijim parashihet të merr prej 40.8, 43.8 dhe 46.8 milionë dollarë. /Telegrafi/