James Harden është larguar nga Houston Rockets pas nëntë viteve të kaluara në Teksas.
Basketbollisti amerikan iu bashkua Brooklyn Nets në Konferencën e Lindjes në një marrëveshje shkëmbimi.
Ai ka thënë se te Brooklyn ka ardhur për të fituar titull, edhe pse një gjë e tillë nuk është e sigurt.
“Nuk është e sigurt që do të fitoj një titull, por është një rast i mirë kjo”.
One more swap before the real thing 👀 pic.twitter.com/zu7HdiyUQv
— Brooklyn Nets (@BrooklynNets) January 15, 2021
“Tani në këtë fazë të karrierës sime, po i jap vetës një shans për të bërë diçka që nuk e kam arritur deri më tani. Kjo është shumë e rëndësishme për mua dhe kjo është arsyeja pse jam këtu”.
Ai thotë se nuk është aspak e lehtë të vijnë deri te titulli, por beson në të.
“Padyshim se nuk është e lehtë dhe ne e dimë këtë gjë. Nuk do të jetë aspak e lehtë, por me këtë staf, këta lojtarë dhe këtë organizatë mendoj se kemi një shans”, u shpreh Harden.
Tutje 31-vjeçari deklaroi se largimi nga Houston erdhi për shkak se nuk ishte ekipi shumë i mirë për të garuar për titull.
THE BEARD IS A BROOKLYN NET.
WELCOME TO BROOKLYN, JAMES HARDEN. pic.twitter.com/kFgVEd8qtU
— Brooklyn Nets (@BrooklynNets) January 14, 2021
“Unë nuk kam qenë i parespektueshëm ndaj askujt. Disa lojtarë sapo kishin arritur (DeMarcus Cousins dhe John Wall) në Houston, ndërsa unë kam qenë atje për nëntë vite”.
“Sapo bëra një koment se ekipi nuk ishte aq i mirë sa për të luftuar për titull, u prish gjithçka”, deklaroi ‘Mjekrra’. /Telegrafi/