Telegrafi

Haraqija: PDK e krijoi, ajo po e përçan VV-në (Video)

Ish-ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija, duke folur për zhvillimet në Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se PDK e ka krijuar dhe ajo  po e përçan Vetëvendosjen.

Haraqija, duke folur në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se VV-në po e përçajnë ata që e krijuan.

“Ata që e kanë krijuar ata po e përçajnë. E, kjo është PDK-ja”, tha ai.

Ndërsa, duke krahasuar Albin Kurtin me Visar Ymerin, ka thënë se Kurti është lideri i partisë dhe ai duhet të kthehet në krye të VV-së. /Telegrafi/