Ish Ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, i cili është dënuar sot nga Gjykata Themelore me një vit burg me kusht, e ka kundërshtuar këtë vendim, duke thënë se ndjehet i pafajshëm.
Haraqija është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa duke folur në InfoBox të RTV Dukagjinit, vendimin e ka quajtur absurd.
Ai ka deklaruar se asnjëri s’ka keqpërdorur para të buxhetit të Kosovës, në të kundërtën po të ishte kështu vendimi i gjykatës, sipas tij, është dashur ta burgos atë, e jo ta lë të lirë.
Haraqija shprehet i bindur se ky vendim ka prapavijë politike dhe për këtë, sipas tij, ka njerëz të angazhuar nga LDK-ja dhe PDK-ja.
Haraqija ka thënë se pavarësisht këtyre montimeve, siç i quan ai, nuk e ka në plan të heqë dorë nga aktivitetet politike dhe do të vazhdoj të jetë aktiv në LDK. /RTV Dukagjini-Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kUJb53nKQQA