Telegrafi

Haraqija: Mimoza është humbëse e garës në Gjakovë

Ish- ministri dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Astrit Haraqija, ka theksuar se e konsideron si humbëse të madhe kryetaren aktuale të Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, pavarësisht se ajo e vazhdon garën e balotazhit.

Ai në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se “nëse si kryetare e Komunës, del e dyta, mendoj se kjo është humbje”.

“Ajo ka hyrë si kryetare në garë, e pa e diskutuar që më herët ka qenë ministre, zëvendëskryeministre dhe ka ushtruar shumë pozita tjera qeveritare. Nuk është e vërtetë që ajo ka hyrë pa parti, sepse ajo i ka strukturat e saj në asamblenë komunale”, ka shtuar Haraqija./Telegrafi/