Telegrafi

Haraqija dënohet me 5 muaj burg nga Tribunali i Hagës

Haraqija e Morina akuzohen për frikësim dhe presion ndaj dëshmitarëve gjatë gjykimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në vendimin e trupit gjykues, thuhet se Haraqija dënohet me pesë muaj burg ndërsa Morina me tre muaj për mospërfillje të Gjykatës dhe presion ndaj dëshmitarëve gjatë gjykimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kryetari i trupit gjykues ka deklaruar se vuajtja e dënimit do të llogaritet edhe koha që të pandehurit e kanë kaluar në paraburgim.

Ndërsa mbrojtja ka kërkuar që afati për apel që është 15 dit të zgjatet pasi që tash janë festat e fund vitit , por kryetari i trupit gjykues ka thënë se ai nuk mund ta ndryshoj këtë afat. /Kohavision/