Telegrafi

Haradinajt i mungojnë ministrat në mbledhje, paralajmëron shkarkime

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës e paralajmëruar për tu mbajtur sot në orën 14:00, ka dështuar në mungesë të kuorumit.

Shumë ministra të kabinetit qeveritar nuk ishin prezent, gjë që bënë që mos të ketë kuorum për mbajtjen e kësaj mbledhje.

Kryeministrin Ramush Haradinaj u shpreh i pakënaqur për këtë gjë. Ai madje paralajmëroj edhe shkarkimin e atyre ministrave që mungojnë.

“Po shprehi mospajtim me faktin që s’ka kuorum. E di që kanë angazhime, por mbledhja e qeverisë duhet të ketë prioritet. Do të bisedoj me partnerët e koalicionit për t’i shkarkuar nëse ata mungojnë”, tha Haradinaj. /Telegrafi/