Kryeministri i ri i vendit, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar Komisionin Shtetërorë për Demarkacion me Malin e Zi, të kryesuar më parë nga Murat Meha.
Kryeministria ka njoftuar se nga sot se ky komision do të drejtohet nga ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili ka për detyrë ta krijojë një komision të ri për demarkim.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka propozuar Qeverisë shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion dhe njëkohësisht e ka caktuar ekspertin e njohur të Kosovës, profesor Shpejtim Bulliqi, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion”, thuhet në njoftim.