Telegrafi

Haradinaj: Zhitia, Rrahmani dhe vëllezërit Fazliu, ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pasi ka bërë homazhe në nderim të heronjve Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, ka thënë se ishin patriotë dhe guximtarë të pashoq që ndryshuan rrjedhën e historisë së Kosovës.

Haradinaj ka shkruar se kombi ynë sot dhe përgjithmonë, me pietet do ta çmojë dhe lartësojë madhështinë e veprës së tyre.

Lexo po ashtu Nderohen heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani

Kohë më parë Qeveria e Kosovës kohë ka miratuar vendimin për rivarrimin e dëshmorëve të kombit dhe propozim-vendimi për rivarrimin e heronjve Afrim Zhitia, Fahri dhe Bahri Fazliu, si dhe Agron Rrahmani, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani.