Site icon Telegrafi

Haradinaj: Zbatimi i MSA-së sjell liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerësoi lart kontributin e shoqërisë civile në zhvillimin e vendit, ndërsa tha se nëse të gjithë i kryejnë detyrat e tyre, Kosova mund të shënojë një përparim të shpejtë, ose një zbatim të shpejtë të MSA-së e po ashtu që Kosova të kalojë në status të kandidatit për Bashkimin Evropian.

Këtë deklaratë Haradinaj e bëri gjatë kryesimit të Këshillit për zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile, duke thënë se ka besim që Kosova mund të shënojë një përparim të shpejtë.

“Nëse të gjithë ne i kryejmë detyrat e shtëpisë, kam besim të madh që Kosova mund të shënoj një përparim të shpejtë, ose një zbatim të shpejtë të MSA-së. Mundemi të kalojmë në status të kandidatit. Njëkohësisht zbatimi i MSA-së është vetvetiu materia që e bjen liberalizimin e vizave. Ne e dimë që është i lidhur liberalizimi dhe me shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Mirëpo, për ketë temë do të përdorim standarde që krejt bota i ka. Një marrëveshje që nuk e kanë ratifiku dy Parlamente nuk është marrëveshje e përmbyllur, mbetet projekt marrëveshje. Procedurat e gjetjes së fakteve që i nxjerr komisioni ynë shtetëror prapë është procedurë, standard kjo që e vërteton se si ka shkuar një proces paraprak. Dhe pastaj ne nuk duhet të bëjmë ndonjë zbulim, ka procedura qysh trajtohen këto tema mes shteteve, qofshin dhe anëtare të NATO-s, qoftë të dyja… Qoftë njëni aspirant  me u anëtarësu në BE siç është rasti ynë“, tha Haradinaj.

 

Exit mobile version