Site icon Telegrafi

Haradinaj: Vota për president është referendum për një atdhe të sigurt

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për president, Ramush Haradinaj ka thënë sot në Skenderaj se vota për president është referendum për atdhe të sigurt dhe të integruar në struktura euro-atlantike.

Haradinaj ka thënë se për të është obligim që të qëndroj i i palëkundur për të ardhmen e Kosovës ashtu siç e duan të gjithë.

“Vota për President është referendum për një Atdhe të sigurt dhe të integruar në struktura euro-atlantike dhe është obligim për mua që të qëndroj i palëkundur për të ardhmen e Kosovës ashtu siç e duam të gjithë.

Takova sot strukturat e Aleancës në Skenderaj. Është për t’u krenuar me punën e tyre të palodhshme në kohët kur vendi ynë ka nevojë më shumë se kurrë për energji të tilla që tregojnë vendosmëri në rrugën tonë drejt fuqizimit të shtetit dhe së ardhmes tonë”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version