Telegrafi

Haradinaj vlerëson lart figurën e akademikut, Idriz Ajeti

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj vlerësoi lart figurën e akademikut Idriz Ajetit, në një akademinë përkujtimore kushtuar Ajetit.

Haradinaj, Ajetit i dha epitetin e mësuesit, duke kujtuar se i ndjeri ka qenë shenjë identifikuese e gjuhës shqipe në botë.

Ai tha se ishte gardian i një gjuhe të sulmuar dhe ndaluar, por që ruajta e saj i mbajti të gjallë shqiptarët.

“Jemi bashkuar sot që ta shprehim respektin për të gjithë mësuesit dhe akademikun Idriz Ajeti. Fati i tij ishte i njëjtë si e popullit të tij. Profesor Ajeti gjatë tërë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar ishte identifikues i gjuhës shqipe. Kryetari i akademisë, shkencave dhe arteve ishte gardian i një gjuhe të sulmuar dhe ndaluar, por që ruajta e saj i mbajti të gjallë shqiptarët dhe e ktheu në histori. Ajeti jetoi gjatë në shërbim të gjuhës. Më pavarësinë e Kosovës të gjithë shqiptarët janë shpërblyer për tragjedinë e tyre me shekuj. Me punën e tij monumentale, Ajeti i ka ngritur jetës së tij një përmendore kudo ku flitet shqipja”, ka thënë kryeministri, Ramush Haradinaj.

Ndryshe, sot kryesia e Klubit “Trojet” ka organizuar një Akademi përkujtimore kushtuar akademikut Idriz Ajeti. /Telegrafi/