Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj tha sot se Kosova ka ngecur në aspektin e barazisë gjinore pavarësisht se viteve të fundit ka pasur pak progres në këtë drejtim. Këtë deklaratë, Haradinaj e bëri gjatë tryezës ku u lansua Komentari i Ligjit për Barazi Gjinore
“Rëndësia e barazie gjinore do të jetë sfidë gjatë për ne. Disa zhvillime inkurajuese kanë ndodhur mirëpo e dimë që ende ngecim si Kosovës. Arsyet pse ngecim janë të shumta, disa prej tyre janë në kapacitetin tonë që t’i trajtojmë, që të mos ngecin. Bazuar në normativën ligjore shprehi gatishmërinë time që të përkrahi femrën në barazinë gjinore, të drejtën e femrës në të gjitha ato tema që janë me rëndësi”, ka thënë kryeministri.
Haradinaj tha se shpreh keqardhjen që në Qeverinë e tij ka pak femra mirëpo siç ka thënë, kjo nuk do ta pengoj atë që të punoj me seriozitet për të përparuar barazia gjinore në Kosovë.
“Kam ardhur të shprehi zotimin tim dhe të Qeverisë që udhëheqi se do të jemi bashkë në avancimin e pozitës së femrës dhe barazisë gjinore. Shpreh keqardhje për numrin jo të duhur, jo të drejtë të kabinetit tim me femra, mirëpo kjo nuk më pengon që të vazhdoj ta trajtoj këtë temë me seriozitetin më të madh”, ka përfunduar fjalimin e tij Haradinaj. /Arbresh.info/