Site icon Telegrafi

Haradinaj viziton zjarrfikësit, thotë se do të kenë pagë dhe trajtim të veçantë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar sot zjarrfikësit, ndërsa me këtë rast tha se ky mekanizëm i sigurisë, do të ketë pagë dhe trajtim të veçantë.

Haradinaj tha se me vendimin e Qeverisë, zjarrfikësit tashmë i kanë marrë pagat me rritje për orët shtesë dhe në 2019 do të kenë koeficient të njëjtë në gjithë Kosovën.

“Ndjenjë e mirë, sot kur në prag të ndërrimit të moteve, i vizitoj zjarrfikësit, të cilët çdoherë e në çdo kohë janë në shërbim të sigurisë sonë, me një zotim të përmbushur. Me vendimin e Qeverisë, zjarrfikësit tashmë i kanë marrë pagat me rritje për orët shtesë dhe në 2019 do të kenë koeficient të njëjtë në gjithë Kosovën. Kemi blerë pajisje të reja dhe në ligjin e ri për paga, ky mekanizëm i sigurisë, do të ketë pagë dhe trajtim të veçantë. Ne nuk do t’i shmangemi sfidave, por do të përballemi me to edhe në vitin që po vjen. Urime!”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version