Telegrafi

Haradinaj viziton të lënduarit në Spitalin e Pejës

Kryeministri Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, vizitoi në orët e mbrëmjes Spitalin Rajonal të Pejës ku po trajtohen të lënduarit nga aksidenti me autobus në rrugën Istog -Pejë, fshati Jabllanicë e vogël.

Haradinaj gjatë kësaj vizite u ka uruar shërim të lënduarve si dhe u shpreh i kënaqur me punën e stafit mjekësor të Spitalit të Pejës.

Nga të aksidentuarit, 11 janë ende duke u trajtuar, ndërsa të tjerët janë liruar në shtëpi.

“Është me rëndësi për familjet dhe të gjithë ne se nuk ka arsye për shqetësim, pasi asnjëri nga të lënduarit nuk është në rrezik jete. Na vije keq për familjarët, por fatmirësisht kjo është e tejkaluar”, tha kryeministri Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook. /Telegrafi/