Telegrafi

Haradinaj viziton sot Shkodrën 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot do të jetë për një vizitë në Bashkinë e Shkodrës.

Gjatë vizitës zyrtare në Shkodër, Haradinaj do të zhvillojë këto aktivitete: homazhe te shtatorja e Isa Boletinit; vizitë në Bashkinë e Shkodrës, takim me kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi; Vizitë Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.