Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot ka vizituar SOS Fshatin e fëmijëve.
Ai po ashtu tregoi se gjersa ka qëndruar në Gjykatën e Hagës, fëmijët e tij i ka pasur nën përkujdesjen e SOS Fshatit.
“Edhe si prind, se Trimi e fëmija jonë kanë qenë nën përkujdesje të SOS fshatit të fëmijëve…SOS Fshati i fëmijëve i jep dashuri dhe përkujdesje fëmijëve, të cilët janë pa familje e pa përkujdesje. Si qytetarë kam bërë një gjest në përkrahje tyre dhe e falënderoj SOS Fshatin”, ka thënë ai.
Drejtoresha e SOS Fshatit të fëmijëve, Nezahat Salihu ftoi qytetarët që t’i mbështesin fëmijët, për t’iu treguar atyre se edhe ata kanë miq e mbështetje.
“I ftoj të gjithë ata që duan të ofrojnë mbështetje për fëmijët që janë këtu tek ne. Është mirë që të vijnë këtu dhe t’ju tregojnë që ata kanë miq e mbështetje”, ka thënë Salihu. /Telegrafi/