Site icon Telegrafi

Haradinaj viziton shkollën fillore “7 Marsi”: Jemi bashkë në synimin tonë drejt rritjes së cilësisë së arsimit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar nxënësit me fillimin e vitit të ri shkollor.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot ka vizituar edhe shkollën fillore “7 Marsi” në Suharekë, transmeton Telegrafi.

“Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, pata nderin të vizitoj Komunën e Suharekës dhe të bisedoj me kryetarin Bali Muharremaj, një kryetar shembull për angazhim në të gjitha sferat e jetës.
Bashkë me kryetarin dhe deputeten Albana Bytyqi, po ashtu vizituam shkollën më të vjetër në Suharekë, shkollën fillore “7 Marsi”, me ç’rast takuam personelin dhe nxënësit”, ka thënë ai.

Kreu i AAK-së pohon se duhet rritur cilësia në arsim.

“Sot më shumë se çdo herë u emocionova teksa pashë nxënësit në hapat e tyre të parë në një botë me plot mundësi. Nxënësve ju thashë se jemi bashkë me ta, mësimdhënësit dhe prindërit, në synimin tonë drejt rritjes së cilësisë së arsimit dhe ndërtimin e një të ardhme më të ndritshme për vendin. Urime nxënës, mësimdhënës e prindër të dashur”, thotë Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version