Site icon Telegrafi

Haradinaj viziton Parkun Inovativ dhe Trajnues Kosovaro-Gjerman në Prizren

Kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me një pjesë të kabinetit qeveritar viziton kampin e KFOR-it ushtarak gjerman, tashmë Park Inovativ dhe Trajnues Kosovaro-Gjerman.

Haradinaj viziton kampin gjerman në ora 10:00.

Lexo po ashtu Kontingjenti gjerman i KFOR-it largohet nga Prizreni, transferohet në Prishtinë

Gjermania dhe ushtria gjermane (Bundeswehr-i) do të mbeten edhe më tej aktive në Kosovë, por pas  një pranie 20-vjeçare në Prizren, Bundeswehr-i e transferon angazhimin e tij në Camp Film City në Prishtinë dhe mbetet edhe më tutje i aktiv në kuadër të KFOR-it. Në hapësirën e kampit fushor në Prizren do të ngritet Parku gjermano-kosovar Inovativ dhe Trajnues (ITP), i cili do të mbështetet me mjete të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë Federale gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

 

Exit mobile version