Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes.
Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se me ministrin Armend Mehaj kanë folur për tema të sigurisë nacionale.
Lexoni të plotë postimin:
Sot qëndrova për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Bisedova me ministrin Mehaj për zhvillimet në Ushtri dhe për tema të sigurisë nacionale.
Falenderova ministrin, mbarë personelin e Ministrisë dhe ushtarakët e Kosovës, për shërbimin e tyre.
Ushtria dhe siguria e vendit na bashkojnë. /Telegrafi/