Telegrafi

Haradinaj viziton fëmijët e SOS Fshatit

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj së bashku me gruan e tij, Anita Haradinaj ka vizituar sot fëmijët e SOS Fshatit.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se është emocion i veçantë që viziton fëmijët e SOS Fshatit.

“Emocion i posaçëm që në natën e Vitit të Ri, bashkë me Anitën, t’i vizitoj fëmijët e SOS fshatit, kësaj shtëpie të mrekullueshme që ofron strehim dhe ngrohë zemrat e fëmijëve të braktisur por edhe të atyre të cilët kanë humbur kujdesin prindëror. Drejtoreshën Nacionale të SOS Fshatit, Nezahate Salihu, e falënderova për angazhimin e saj dhe gjithë stafit për këtë mision shumë njerëzor që këtyre fëmijëve pa prind t’u ofrojnë ndjenjën dhe afërsinë e familjes. Theksova se vëmendja e institucioneve të shtetit ndaj këtyre organizatave sociale e jofitimprurëse nuk duhet të mungojë asnjëherë!”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/