Telegrafi

Haradinaj viziton familjen e Sylejman Selimit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh edhe kandidat për President, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e Gjeneral Sylejman Selimit.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka ndarë medalje për kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, për Vesel Selimin.

“Aty ku i hodhi rrënjët liria e Kosovës. Mikpritje shqiptare në Açarevë, në familjen e Gjeneral Sylejman Selimit”, ka thënë Haradinaj.

“Kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtzakonshëm për çështjen kombëtare, për z. Vesel Selimi, i cili ishte një prej të plagosurve në sulmin e parë të agresorit në Prekaz ndaj familjes Jashari me 30 dhjetor 1991.

Plagë që nisën çlirimin!”, ka thënë Haradinaj