Telegrafi

Haradinaj viziton familjen e dëshmorëve Përparim dhe Adrian Krasniqit

Kryeministri Ramush Hardinaj e ka vizituar Xhafer Krasniqin, babai i Përparimit dhe axha i Adrian Krasniqit, me të cilin kujtuan Adrianin, Përparimin, Zahirin, Ilirin, Luanin e plot djem trima që ranë për atdhe.

Haradinaj, përmes një psotimi në facebook, ka thënë se “shtëpia e familjes Krasniqi, ku ndihna si në shtëpinë time, ishte strehë e shumë të plagosurëve gjatë kohës sonë më të vështirë”.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Sot, pata nderin të jem në vizitë te baca Xhafer, babai i Përparimit dhe axha i Adrian Krasniqit. Me bacen Xhafer, kujtuam ngjarje nga lufta jonë e lavdishme. Kujtuam Adrianin, Përparimin, Zahirin, Ilirin, Luanin e plot djem trima që ranë për atdhe. Shtëpia e familjes Krasniqi, ku ndihna si në shtëpinë time, ishte strehë e shumë të plagosurëve gjatë kohës sonë më të vështirë. Përherë mirënjohës dhe krenar për kontributin e çmuar të familjes Krasniqi për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/