Site icon Telegrafi

Haradinaj viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ai ka rënë heroikisht në mbrojtje të paqes

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar familjen e heroit Afrimi Bunjaku, në një vjetorin e vrasjes së tij.

Haradinaj ka pohuar se Bunjaku ka rënë heroikisht në mbrojtje të paqe, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Sot kujtojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën sublime të “Heroit të Kosovës”, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në njëvjetorin e rënies, zhvillova homazhe pranë varrit të tij dhe vizitova familjen e tij në Samadrexhë të Vushtrisë”, ka pohuar Haradinaj.

Haradinaj ka shkruar tutje që familjes Bunjaku i ka shprehur respektin e përjetshëm për sakrificën e heroit Afrim.

“Me këtë rast, bashkëshortes së tij, Lumnijes, vajzës Arbenitës, djemve Jetlumit e Fatlumit dhe gjithë familjes Bunjaku, u shpreha respektin e përjetshëm për sakrificën e Afrimit, që është një nder i përhershëm për Kosovën dhe të gjithë qytetarët e saj”, tha ai.

Tutje, ai ka shtuar se Kosova dhe qytetarët e saj do ta kujtojnë përgjithmonë me respekt dhe përulje heroin Afrim Bunjaku./Telegrafi/

Exit mobile version