Telegrafi

Haradinaj viziton BIK-un, shqiptarët mbeten shembulli më i mirë i bashkëjetesës

Kandidati për president të Kosovës Ramush Haradinaj vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë, me ç’rast ka takuar kryeimamin Idriz ef. Gjigoli me bashkëpunëtorë.

Ai tha se Shqiptarët mbeten shembulli më i mirë i bashkëjetesës, vlerë kjo e trashëguar dhe ruajtur brez pas brezi.

“E nisa ditën me vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prishtinë ku takova kryeimamin Idriz ef. Gjigoli me bashkëpunëtorë. Shqiptarët mbeten shembulli më i mirë i bashkëjetesës, vlerë kjo e trashëguar dhe ruajtur brez pas brezi’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj tutje tha se Përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë të të gjitha feve në mesin e shqiptarëve.

“Përpjekjet tona për liri e pavarësi, kanë njohur kontributin e prijësve fetarë të të gjitha feve në mesin e shqiptarëve. Bashkëjetesa mes besimeve të ndryshme, duhet të shërbej si model edhe për skenën politike e cila ka nevojë për unitet në përballje me krizën ekonomike dhe forcimin e shtetit”, ka treguar Haradinaj. /Telegrafi/