Kryeministri Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Komunën e Fushës Kosovës, për t’u njoftuar nga afër me kahet e zhvillimit ekonomik lokal.
Haradinaj këtë e bëri të ditur në një postim të tij në rrjetin social Facebook, ku ka shkruar se me kryetarin Burim Berisha, diskutuan për projektet zhvillimore të realizuara deri më tani dhe ato që janë jetike për qytetarët e kësaj komune.
Ai tha se shprehu përkushtimin e Qeverisë që të bëjë pjesën e vet të punës për mënjanimin e barrierave me të cilat përballen komunat në kryerjen e obligimeve të tyre ndaj qytetarëve të vendit. /Telegrafi/