Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Jashari me ndarjen nga jeta e veteranit Behxhet Jashari.
Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Jashari ishte shembull i një edukatori shqiptar dhe patrioti të përkushtuar, i cili iu përgjigj thirrjes për t’i dalë në mbrojtje atdheut.
“I prekur nga lajmi për ndarjen nga jeta të luftëtarit të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës, Behxhet Jashari, nga Strofci i Vushtrrisë. Ai ishte shembull i një edukatori shqiptar dhe patrioti të përkushtuar, i cili iu përgjigj thirrjes për t’i dalë në mbrojtje Atdheut. Ngushëllime të sinqerta familjes Jashari dhe të gjithë bashkëluftëtarëve”, ka shkruar ai.
Ndryshe nesër komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se, nën patronazhin e kryetarit, Xhafer Tahiri, nesër në mesditë prej orës 11:30 në Sallën e Kuvendit të Komunës, mbahet mbledhje komemorative për veteranin e arsimit dhe UÇK-së, si dhe ish drejtorin e arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Behxhet Jashari./Telegrafi/