Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.
Në takim u konfirmua se Ligji për rishikim të buxhetit që u miratua në Kuvend, nesër i dërgohet Presidentit për dekretim. Pas dekretimit nga Presidenti, veteranët pritet që më së largu të premten t’i marrin pensionet e parapara me ligj.
Kryeministri Haradinaj ripërsëriti, se vitin tjetër, nuk do të ketë probleme të kësaj natyre për pensionet e kategorive të lirisë. /Telegrafi/