Telegrafi

Haradinaj: Vepra heroike e luftëtarëve të UÇK-së mbetet frymëzim për shumë breza

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët për lirinë e atdheut nga Komuna e Deçanit.

Haradinaj ka thënë nga brezi i luftëtarëve të UÇK-së, Luan Haradinaj ishte ndër të parët që bashkë me trimat e tjerë dhanë gjithçka për lirinë e kësaj toke.

“Nderuam veprimtarin e çështjes kombëtare, Smajl Haradinaj dhe Heroin e Kosovës, Gjeneral Major Luan Haradinaj në përvjetorin e rënies së tij. Nga brezi i luftëtarëve të UÇK-së, Luani ishte ndër të parët që bashkë me trimat e tjerë dhanë gjithçka për lirinë e kësaj toke”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/