Site icon Telegrafi

Haradinaj: Vepra e Gjurgjealës do të kujtohet ndër breza

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish delegatit të Kuvendit të Kosovës, Bujar Gjurgjealës, i cili ishte në përbërje të Kuvendit, i cili 28 vjet më parë shpalli Deklaratën Kushtetuese, që në histori tashmë njihet si Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se puna dhe përkushtimi i Gjurgjealës do të kujtohet ndër breza si njeri i guximshëm që me devotshmëri iu përgjigj thirrjes së epokës së tij duke u bërë pjesë e historisë së vendit.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Prekës lajmi për vdekjen e Bujar Gjurgjealës, njeriu që udhëhoqi mbledhjen e Kuvendit të Kosovës në të cilen u shpall Deklarata Kushtetuese e Dy Korrikut, 1990 që e avancoi statusin politik të vendit në Republikë.

Do të kujtohet ndër breza puna dhe përkushtimi i Bujarit që me guxim e devotshmëri iu përgjigj thirrjes së epokës së tij, duke u bërë pjesë e historisë së re të vendit.

Ngushëllime të thella familjes, miqve dhe delegatëve të Kuvendit të Kosovës të viteve ’90. I qoftë i lehtë dheu i kësaj toke!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version