Site icon Telegrafi

Haradinaj: Vendimi për masën 100% për produktet e Serbisë hyn në fuqi menjëherë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se masa prej 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, hynë në fuqi menjëherë dhe ajo duhet zbatuar.

Kryeministri ka treguar se nga kjo taksë nuk preken brendet ndërkombëtare.

“Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim që të vendoset masa prej 100% ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përjashtuar brendet ndërkombëtare të listuara në aneks. Po ashtu, Qeveria e vendit obligon Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë dhe të gjitha institucionet relevante, që të largojnë dhe të ndalojnë importin dhe hyrjen potenciale në treg të të gjitha produkteve, të cilat nuk i referohen dhe janë në kundërshtim me emërtimin zyrtar dhe kushtetues të Republikës së Kosovës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë – institucionet relevante obligohen ta zbatojnë po ashtu menjëherë”, ka shkruar kryeministri Ramush Haradinaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version