Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj shkruan se me vdekjen e Bajram Rexhepit, Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë dhe demokracinë.
Haradinaj shkruan se Rexhepi si kryeministër i parë kishte udhëhequr procesin e vështirë të rimëkëmbjes së vendit.
“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e hershme të Bajram Rexhepit, një personaliteti të rëndësishëm në vend. Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e demokracinë e saj, ish-kryeministrin e parë të saj, që ka udhëhequr së bashku me forcat tjera politike me procesin e vështirë të rimëkëmbjes së vendit dhe një mjek të shkëlqyer që ka ndihmuar njerëzit në kohë lufte e paqeje. Në këto çaste të dhimbjes jemi bashkë me familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. I qoftë i lehtë dheu”, shkruan Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/