Site icon Telegrafi

Haradinaj vazhdon takimet në Berlin, sot takohet me deputetët e CDU-së

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Berlin, pas takimeve që pati dje me kancelaren Angela Merkel dhe deputetë të Bundestagut, sot do të ketë po ashtu takime tjera.

Haradinaj fillimisht do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Berlin, pastaj do të ketë takim me deputetët e CDU-së, Peter Beyer, Christian Schmidt dhe Johann Wadephul, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Haradinaj: Kosova është për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me njohjen reciproke në kufijtë ekzistues (Video)

Pas takimit të djeshëm me kancelaren Merkel, kryeministri Haradinaj deklaroi se gjatë këtij takimi është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në rajon dhe për nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Sa i përket dialogut me Serbinë Haradinaj ka theksuar se Kosova është për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, përfshirë njohjen reciproke, në kufijtë ekzistues me Serbinë.

Gjithashtu Haradinaj rikonfirmon se Gjermania përkrahë liberalizimin e vizave për Kosovën. /Telegrafi/

Exit mobile version