Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përvjetorin e pavarësisë.
Në urimin tij thuhet se populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës dhe i përcaktuar në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Urimi i plotë:
Urimet më të përzemërta të miat dhe të AAK-së, në përvjetorin e Pavarësisë së ShBA-së!
Popujt dhe vendet e vogla, që kanë luftuar gjatë për lirinë dhe pavarësinë e tyre, siç është edhe Kosova, e kuptojnë më mirë se kushdo tjetër, përvjetorin e Pavarësisë së një populli dhe shteti të madh, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aq më tepër kur ky popull e ky shtet, ka bërë aq shumë për lirinë e popujve nëpër Botë, duke përfshirë edhe vendin tim!
Unë pata nderin të jem pjesë e kremtimit të 4 korrikut, edhe në pritjen e organizuar nga Ambasadori i ShBA-ve në Prishtinë, Greg Deleëie.
Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës dhe i përcaktuar në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!