Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka uruar veçanërisht nënat e të rënëve për liri dhe ata që nuk i kanë afër të dashurit e tyre.
“Uroj të gjithë shqiptarët myslimanë, në vend e në diasporë. Uroj veçanërisht, nënat e të rënëve për liri dhe të gjithë ata që nuk i kanë afër të dashurit e tyre, për shkak të padrejtësive e fatkeqësive që sjellë jeta, duke bashkëndjerë me dhembjen e tyre sot e çdo ditë”, thuhet në urimin e Haradinajt. /Telegrafi/