Telegrafi

Haradinaj uron qytetarët për Bajram: T’i mbajmë zemrat e pastra

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot në ditën e Bajramit theksoi se kjo festë na përkujton rëndësinë e mirësisë, faljes, dhe solidaritetit.

Haradinaj duke uruar qytetarët për këtë festë tha se kjo ditë rikujton sa e rëndësishme është që t’i mbajmë zemrat e pastra.

“Festa e Fitër Bajramit nuk është thjeshtë një festë fetare. Është një ditë që na përkujton edhe njëherë rëndësinë e mirësisë, faljes, dhe solidaritetit. Na përkujton se sa e rëndësishme është t’i mbajmë zemrat e pastra dhe t’i hapim krahët atyre që kanë nevojë. Uroj që ky mesazh të përcillet gjeneratë pas gjenerate, duke ndarë të mirën dhe duke dëshmuar humanizmin, si vlerë e jona e patjetërsueshme.

Me mesazhet që përçon kjo festë, uroj Bashkësinë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë shqiptarët myslimanë, kudo që jetojnë ata.

Me fat Fitër Bajrami!”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/