Site icon Telegrafi

Haradinaj uron popullin francez për Ditën e Bastijës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin francez për nder të Ditës së Bastijës, e cila është Festë Kombëtare në Francë.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se Republika franceze është sinonim i lindjes së lirisë, barazisë, vëllazërisë, trinomit që është përqafuar gjerësisht në botën demokratike.

Postimi i plotë:

Republika franceze është sinonim i lindjes së lirisë, barazisë, vëllazërisë, trinomit që është përqafuar gjerësisht në botën demokratike. Shoqëri dhe shtet model që na shërben për t’u bashkuar rreth vlerave të përbashkëta edhe neve në Kosovë.

Në emër të Qeverisë, përmes ambasadorit Didier Chabert, përcolla urimet më të mira për prosperitetin e Francës dhe popullit francez. Festofshi në paqe dhe mirëqenie të vazhdueshme! Bonne fête Nationale.

Exit mobile version