Site icon Telegrafi

Haradinaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit, apelon për kujdes dhe respektim të masave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor i ka uruar nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit.

“Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, uroj të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave të imponuara për të gjithë ne, si pasojë e pandemisë që ende është prezente në mesin tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, uroj të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, duke apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave të imponuara për të gjithë ne, si pasojë e pandemisë që ende është prezente në mesin tonë.
Reformat në sistemin arsimor janë pjesë e rëndësishme e programit të Aleancës për qeverisjen e ardhshme. Jemi të përcaktuar fuqishëm në krijimin e kushteve sa më të mira për edukim dhe dhënien e mundësisë për secilin.
Urime e qoftë një rinisje e mbarë! /Telegrafi/

Exit mobile version