Telegrafi

Haradinaj uron Nismën në 10-vjetorin e themelimit: Partneriteti me ju, Kosovës do t’i sjell fitore

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj bashkë me kolegë, kanë marrë pjesë në shënimin e 10-vjetorit të Nismës Socialdemokrate. 

Haradinaj me këtë rast ka thënë se partneriteti me Nismën do t’i sjell fitore Kosovës.

“Gëzuar 10-vjetorin e themelimit, Nisma! Sot në emër të Aleancës e urova Kryetarin Limaj, strukturat udhëheqëse dhe përkrahësit e Nismës Socialdemokrate me rastin e shënimit të 10-vjetorit të themelimit të saj. Njëkohësisht i falënderova për partneritetin opozitar, si fitore për Kosovën”.

“Të vetëdijshëm për vështirësitë që po kalon vendi, vetëm të bashkuar do t’i sjellim fitore Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Derisa opozita po kërkon zgjedhje të reja në Kosovë, koalicioni i parë i zyrtarizuar është ai në mes të AAK-së dhe Nismës.

Këto dy subjekte politike kanë lidhur koalicion parazgjedhor para disa ditësh. /Telegrafi/