Telegrafi

Haradinaj i uron Kroacisë ‘Ditën Nacionale’

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar popullin kroat për Ditën Nacionale të tyre, ai ka thënë se Kroacia dhe Kosova kanë krijuar ndër vite lidhje të veçantë mes vete.

Haradinaj në një shkrim të bërë në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se ndihet i nderuar që ishte i ftuar nga ambasadorja kroate, Marija Kapitanovic në festimin e Ditës Nacionale të Kroacisë, transmeton Telegrafi.

Kryeministri ka thënë se në festimin e Ditës Nacionale të Kroacisë,  ka shprehur falënderim dhe mirënjohje të thellë, për mbështetjen e pa rezervë të Kroacisë në rrugën shtetndërtuese dhe integruese të Kosovës./Telegrafi/