Site icon Telegrafi

Haradinaj uron Krishtlindjen për besimtarët ortodoksë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë qytetarët që festojnë Krishtlindjen ortodokese, duke thënë se kjo festë është nxitje për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtarë, të cilët shërbejnë në misione të ndryshme në vend, që festojnë sipas kalendarit julian, urime për shumë mot Krishtlindja ortodokse!

Kjo festë është nxitje për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores. Realiteti shumëfetar i shoqërisë sonë duhet të na shërbejë si motiv shtesë që ta ndërtojmē një shtet, që garanton më shumë shpresë, mirëqënie ekonomike dhe siguri për qytetarët.

Kremtofshi në paqe, me familjet Tuaja, me mirësi e begati!””, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Telegrafi/

Exit mobile version