Site icon Telegrafi

Haradinaj uron Italinë për Ditën e Republikës: Faleminderit për gjithë atë që ke bërë për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Italisë për festën e saj shtetërore, Ditën e Republikës, duke i dëshiruar mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm.

Haradinaj, po ashtu, ka falënderuar Italinë për gjithë atë që ka bërë për shtetndërtimin e Kosovës dhe rolin e saj në integrimet evropiane.

“Në shënim të Ditës së Republikës së Italisë, uroj popullin dhe shtetin mik për festën kombëtare me dëshirat më të mira për mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm. Me këtë rast shpreh mirënjohje të thellë për gjithë mbështetjen e parezervë të Italisë në shtetndërtimin e vendit tonë, si dhe për rolin e kontributin e madh në proceset integruese të Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s. Urime Dita e Republikës, Itali”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version