Site icon Telegrafi

Haradinaj uron besimtarët ortodoksë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar të krishterët me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës që besojnë në krishterim, Gëzuar për shumë mot krishtlindjet ortodokse.

Me këtë rast i uroj edhe miqtë tanë që shërbejnë në misionet e ndryshme ndërkombëtare në vendin tonë  si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks.

Festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve kosovarë por edhe të gjithë njerëzve vullnetmirë për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre si dhe hyjnoren brenda tyre!

Krishtlindjet ortodokse,  i kremtofshi në paqe, me familjet Tuaja, me mirësi e begati”, thuhet në urimin e Haradinajt. /Telegrafi/

 

Exit mobile version