Site icon Telegrafi

Haradinaj uron besimtarët myslimanë për përfundimin e muajit të Ramazanit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët myslimanë për përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. 

Haradinaj ka theksuar se sonte myslimanët e kanë përmbyllur me përkushtim dhe devotshmëri muajin e Ramazanit, muaj ky i afrimit dhe mbështetjes tek njëri tjetrit.

Tutje ai ka uruar që të gjithë  njerëzit të jenë pranë njëri-tjetrit me vetëmohim e solidaritet./Telegrafi/

Exit mobile version