Kryetari i AAK-së dhe njëherësh kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët për festën e Fitër Bajramit.
“Uroj dhe njëherë për më shumë begati, shëndet e mirëqenie për ju dhe familjet e juaja”, ka shkruar ai
Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Sot familja ime dhe unë kemi pranuar urime të shumta për festën e Fitër Bajramit.
Me këtë rast Ju falenderojmë të gjithëve për kujdesin dhe përgëzimet për festen që na ka bërë bashkë dhe njëkohësisht edhe më shumë solidarë.
Kjo është feste e mirëkuptimit dhe e harmonisë në familjet tona, e mirësisë për njeri-tjetrin dhe e paqes.
Uroj dhe njëherë për më shumë begati, shëndet e mirëqenie për ju dhe familjet e juaja” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/