Kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar Ambasadën e Amerikës me rastin e Ditës së Falënderimeve.
“Me rastin e Ditës së Falënderimeve ia përcjellë urimet më të përzemërta Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, stafit diplomatik dhe prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë. Njëkohësisht, uroj popullin dhe Qeverinë e Shteteve të Bashkuara, duke ua përcjellë edhe në këtë ditë të shënuar, konsideratën e thellë të popullit dhe Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje ai ka thënë se Kosova është e bekuar që ka miqësinë e Amerikës.
“Në këtë festë tradicionale, populli amerikan vlerësojnë atë që kanë dhe atë që ndajnë, bekimet dhe mirësinë, me miqtë dhe familjen. Kosova është e bekuar për miqësinë e përhershme me Amerikën dhe thellësisht mirënjohëse për gjithë atë që SHBA dhe populli amerikan kanë bërë dhe po bëjnë për vendin tonë”, ka shkruar ai.
Dita e Falënderimeve është festë nacionale në SHBA, e cila festohet të enjten e katërt të nëntorit. Dita e Falënderimeve festohet që nga viti 1789 në Amerikë.