Telegrafi

Haradinaj uron 1 Qershorin: Investimi në fëmijë, garanton të ardhme të sigurt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar fëmijët me rastin 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.

Haradinaj ka thënë se kjo ditë na shërben si përkujtim, se detyrim i yni është garantimi për edukimin e tyre të mirëfilltë dhe për sigurinë.

“Mirëqenia e fëmijëve është pasqyra më e qartë e suksesit dhe e nivelit të demokracisë së një shteti e shoqërie”.

“Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve – 1 Qershori, na shërben si përkujtim, se detyrim i yni i përbashkët është, që t’iu garantojmë atyre edukim të mirëfilltë, siguri dhe t’i mbrojmë nga çdo lloj abuzimi e dhune”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka shtuar se investimi në fëmijët është afatgjatë dhe i domosdoshëm.

“Investimi në fëmijët është padyshim investimi më jetëgjatë, i domosdoshëm dhe që garanton të ardhme të sigurt për vendin”.

“Gëzuar 1 Qershorin, për të gjithë fëmijët!”, ka thënë Haradinaj./Telegrafi/