Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ua ka uruar 28 Nëntorin gjithë shqiptarëve kudo që janë.
Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se janë të paharruar momentet kur ka ndarë me burra të mëdhenj të epokës së UÇK në krye me Adem Jasharin e Mujë Krasniqin, duke thënë se nga ai moment i tërë populli ynë ishte i rreshtuar në rezistencën e armatosur.
Postimi i plotë:
“Në këtë Nëntor dëshiroj të ndajë urimin dhe respektin tim për breza të tërë që me shekuj luftuan dhe vepruan për ta bërë kombin dhe shtetin. Brezi ynë ishte me fat që në epokën e tij e mbërriti lirinë edhe e bëri shtetin edhe për gjysmën tjetër të Kombit! Janë të pa harruara momentet qe i ndava me burra të mëdhenj të epokës së UÇK në krye me Adem Jasharin e Mujë Krasniqin, ku nga ai moment i tërë populli ynë ishte i rreshtuar në rezistencën e armatosur. Kjo rrugë e kishte çmimin e madh, por sakrifica e qindra djemve e vajzave dhe përkrahja euro atlantike e bëri realitet lirinë e Kosovës. Urime 28 Nëntorin të gjithëve kudo që jeni”(sic.)./Telegrafi/